Mesazhi i CEO-së

Ne mbajmë me vete vlerat themelore duke vendosur integritetin në zemrën e biznesit tonë dhe duke bërë gjërat e duhura në mënyrën e duhur. Kështu përparojmë për të krijuar një të ardhme më të mirë për klientët tanë, partnerët, punonjësit dhe personat e interesuar. Ne besojmë se suksesi vjen nga njerëzit tanë dhe duhet të krijojmë një mjedis ku njerëzit mund të zhvillohen.

Historiku

BP Home Investment operon në disa industri si në ndërtim, pasuri të paluajtshme dhe teknologji. Ne përbëhemi nga ekipë drejtuese me 15-20 vite përvojë pune në industri të ndryshme. Ne krijojmë zgjidhje inovative duke i pasur njerëzit në qendër të krijimit tonë dhe ndikojnë pozitivisht në shoqëri duke vendosur tendenca të reja në industri përmes inovacionit.

Në vitin 1999, BP Home LLC, e themeluar nga dy vëllezër, filloi si një biznes familjar, tregti e materialeve për pasuri të paluajtshme. Të nxitur nga angazhimi i tyre për të bërë një ndryshim, ata u zgjeruan në zhvillimin e pasurive të paluajtshme dhe themeluan  më vonë BP Home Investment. Me rritjen erdhën partneritetet dhe investimet në teknologji, duke përfshirë platformat online dhe ndërtimet modulare jashtë vendit. Gjatë dy dekadave, ne kemi udhëhequr vazhdimisht në adoptimin e teknologjive të reja, në formësimin e tendencave dhe krijimin e vlerës për palët e interesuara, të gjitha duke nxitur një kulturë inovacioni.

Aktualisht, projekti Qershia është duke u ndërtuar dhe është në fazën e parë të zhvillimit. Është e rëndësishme të  theksohet se ky është vetëm fillimi i një projekti të madh dhe ambicioz. Plani ynë është që të vazhdojmë të rrisim projektin me faza të tjera të ndërtimit në të ardhmen. Ne jemi të kujdesshëm ndaj nevojave dhe preferencave të banorëve tanë dhe synojmë të ofrojmë një ambient të shkëlqyeshëm që do të rritet me kalimin e kohës.